Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin nacional Elbasan- Cërrik me pasojë plagosjen e të paktën 3 personave.
Mësohet se një veturë është përplasur me autobusin e pasagjerëve, dhe për pasojë autobusi ka përfunduar në një kanal jashtë rrugës.
Tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e fortë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se kanë kontribuuar kushtet e këqija të motit dhe shpejtësia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.