Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 5512 m2 truall të bashkëshortit të ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Burime nga SPAK konfirmojnë se sekuestro është vendosur për hetimin e falsifikimit të aktit të marrjes së pronësisë mbi tokën.
Kujtojmë se Artan Gaçi u mor edhe në pyetje disa ditë më parë pas kallëzimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri e kallëzoi Gaçin dhe kryebashkiakun Jorgo Goro në SPAK për këtë truall.