
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka parandaluar një tentativë për futjen e sendeve të paligjshme në burg.
Sipas njoftimit të IEVP-së, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve të personave të dënuar, është evidentuar një rast i tentativës për të futur sende të ndaluara në ambientet e burgut.
Gjatë kontrollit të shtetases M.D., e cila ka shkuar për të takuar të dënuarin R.D., në xhepin e xhupit të saj u gjet një qese e vogël që dyshohet se përmbante lëndë narkotike.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë kontrollet edhe në ambientet e të dënuarit, me qëllim identifikimin e mundshëm të sendeve të tjera të ndaluara.
Njoftimi i plotë:
Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë
Në IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).
Menjëherë pas konstatimit:
• u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
• u hartua dokumentacioni përkatës;
• u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.
Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.