Dosja “Revanshi”, ja sa vite burg kërkon SPAK për Astrit Avdylin, Shullazin dhe të tjerët!

29 Prill 2026, 15:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi

SPAK ka relatuar sot në seancën gjyqësore konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi” që janë me gjykim të shkurtuar për shkak se akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

SPAK kërkon për Astrit Avdyli 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg

Për Emiljano Shullazin 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg, ndërsa për Naim Stafukën 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg.

Pas pretencës pritet të dëgjohen edhe konkluzionet e palës mbrojtëse, para se GJKKO të shpallë verdiktin përfundimtar.

Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit me një të tretën e tij.

Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.


Video