Zjarr i përmasave të mëdha në ullishtet e Panajasë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët!

29 Prill 2026, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Zona e Panajasë", përgjatë autostradës Vlorë-Fier

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet e zonës së Panajasë, përgjatë autostradës Vlorë-Fier, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullore.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.

Mungesa e rrugëve automobilistike në zonë ka bërë që efektivët të punojnë në kushte të vështira, duke përdorur mjete rrethanore dhe duke zgjatur linjat e ujit për të arritur në vatrat e zjarrit.

Punonjësit e zjarrfikëses ndodhen në terren dhe po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërkohë që zjarri mbetet.


Video