Aksident i rëndë në Memaliaj, dy automjete përplasen “kokë më kokë”! 8 persona në spital

29 April 2026, 20:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Memaliaj, dy automjete përplasen
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Tepelenë-Krahës në afërsi të fshatit Iliras në Memaliaj.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në anë të kundërt.

Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në ngjarje.

Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video