Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në masën e arrestit me burg Argys Kalasin, 32-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e Paskuqanit.
Burimet për Top News bëjnë me dije se para gjykatës, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
“Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, pasi festoja i hidhja poshtë.
Kjo mund të jetë një nga ato maskat”-mësohet të ketë deklaruar 32-vjeçari.
Ndërkohë ka mohuar të tregojë se kush ishte bashkëpunëtori i grabitjes së 5 gushtit, ku nën kërcënimin e kallashnikovit u morën rreth 2 kg flori në Paskuqan.