“Në shtator, rikthim masiv i qytetarëve në protestë. Do shkojnë drejt mosbindjes civile nëse s’ka reflektim nga qeveria”

19 August 2026, 20:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Në shtator, rikthim masiv i qytetarëve në protestë.
Pamje nga protesta e sotme

Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e saj të 81-të radhazi.

Një nga figurat më të njohura të protestës, aktivisti Arben Kola, e cilësoi këtë protestë si një “film të bukur” dhe një rast studimi, pasi sipas tij, askush nuk e kishte imagjinuar se qëndresa do të zgjaste kaq gjatë. Ai theksoi se çdo ditë që kalon po shihet një vetëdije e lartë qytetare dhe një rizgjim i të gjitha moshave, veçanërisht i rinisë dhe i moshës së tretë.

Kola paralajmëroi se në shtator, me rikthimin e familjeve dhe studentëve në Tiranë shqiptarët do të kthehen pasivisht në protestë, duke shkuar sipas tij drejt mosbindjes civile.


Aktivisti nënvizoi se reagimi minimal i qeverisë duhet të kishte qenë dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, protesta ka dëshmuar qytetari të lartë dhe është vlerësuar nga Europa dhe bota për modelin e saj perëndimor. Kola përfundoi se shqiptarët kanë treguar se janë gati prej kohësh për t’u integruar në Bashkimin Europian, por ky rrugëtim po pengohet drejtpërdrejt nga qeverisja aktuale.


Video