Makina përplas këmbësoren në Pogradec dhe zhduket nga vendngjarja, gruaja në gjendje të rëndë

5 April 2025, 18:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas këmbësoren në Pogradec dhe zhduket nga
Aksident ne Pogradec

Një aksident me një të plagosur të rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së fshatit Bulgarec, aty ku një këmbësore ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës kur është goditur nga një mjet, duke e lënë të plagosur rëndë.

E dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe ndodhet në sallën e reaminacionit, nën kujdesin e shërbimit mjekësor.

Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit të përshirë në këtë aksident dhe për këtë po kontrollohen gjithë kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë aksit rrugor nacional.

Burime nga spitali janë të rezervuar për gjendjen e të plagosurës.


Video