Adoleshenti përplas për vdekje 55-vjeçarin në Durrës

5 April 2025, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Adoleshenti përplas për vdekje 55-vjeçarin në Durrës
Foto ilustruese

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Durrës, pasi është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i këtij të fundit, sipas policisë, është një i mitur.

“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak-Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. 16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Video