Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Tepelenë, ku dy fëmijë janë përplasur nga një automjet.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se dy fëmijët janë përplasur nga shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti” të Tepelenës.
Fëmijët janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.