Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi në SPAK!

31 Tetor 2024, 13:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ceno Klosi/ SPAK

Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte paraqitur, por nga ana e tij nuk ka patur asnjë koment.

Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur nga prokurorët e posaçëm, ndërkohë kujtojmë se zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë është nën hetim për 4 vepra penale.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj ish- drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi për veprat penale korrupsion dhe shpërdorim detyre.

SPAK njoftonte asokohe se hetimet ndaj Klosit u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike një më 3 korrik 2023 dhe kallëzimi i dytë nga PD është bërë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Video