Ish-kryebashkiaku, Vangjush Dako ndonëse ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO-së e ka lënë në burg.
Vendimi u dha në seancën e sotme gjyqësore.
Kujtojmë se Dako ndodhet në burg, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”.
Po kështu sipas SPAK, ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje”.
Për sa i takon tenderit për shëtitoren në Durrës, SPAK thotë se tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.