TRAGJIKE/ Makina përplaset me motorin, 17-vjeçari nga LIBRAZHDI humb jetën!

18 July 2023, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJIKE/ Makina përplaset me motorin, 17-vjeçari nga LIBRAZHDI humb
Dionis Qoshku

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos, në fshatin Traqila, Greqi, ku si pasojë një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij ka ngelur i plagosur.

Një makinë me turistë është përplasur me motorin ku po udhëtonin dy vëllezërit shqiptarë nga Librazhdi, ku gjeti vdekjen Dionis Qoshku, 17 vjeç dhe vëllai i tij Ersid Qoshku i cili ngeli i plagosur, ndodhet në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin e konfirmoi shoqata Shqiptare Kisamo, e cila me anë të një postimi në Facebook ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

TRAGJIKE/ Makina përplaset me motorin, 17-vjeçari nga LIBRAZHDI humb


Video