Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia.
Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve, Ahmetaj ka thyer heshtjen.
Postimi i Ahmetajt:
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…
Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….
SPAk ka dërguar në gjykatë, kërkesën për bllokimin provizor të katër pasurive të cilat aktualisht janë hedhur në emra të tjerë por që dyshohet se janë produkt i veprës së korrupsionit të kryer nga Arben Ahmetaj.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit për arrestimin e tij, për veprën e pastrimit të produkteve të veprës penale citohen dy apartamente me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, në Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj.
PASURITË “NËN HETIM”
Apartament me sip 124.15 m2, Selitë
Apartament me sip 148.8 m2, Selitë
Truall 521.13 m2, ndërtesë 98 m2,
Vila Saphire nr. 22, Hamallaj
Apartament 178.68 m2 dhe garazhd, 21 m2, Selitë
Apartament 167 m2, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë