Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës!

31 October 2025, 10:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës!
Behgjet Pacolli

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës.

Ende nuk dihen arsyet pse Pacolli është paraqitur, por kohet e fundit ka lindur një konflikt në lidhje me aksionet për aeroportin e Vlorës.

Kujtojmë që pak ditë më parë një kallëzim është bërë nga vëllai i biznesmenit kosovar.

Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.

Pacollët po ashtu pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qene prezent palët.


Video