Mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ja parashikimi për sot

31 October 2025, 07:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ja parashikimi

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

Pritet prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.


Video