Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar në flagrancë një punonjës të policisë me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K.
Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimi me testin matës së alkoolit, efektivi ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.
“Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njoftoi AMP