Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Anuloni vendimin për shfuqizim të dekretit! Gjyqtarët tërhiqen për të marrë vendim

31 October 2025, 10:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Anuloni vendimin për shfuqizim
Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkojnë shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt

“Kemi kërkuar që të merret në shqyrtim kërkesa për shfuqizim të dekretit dhe të deklaronit moskompetencën. Zgjedhjet në Tiranë u penguan dhe duhet të kthehet kushtetueshmëria e dekretit. Ne po ju paraqesim kërkesën, që të anuloni shfuqizim e dekretit 350, si hap që duhet t’i paraprijë kësaj kërkese”, tha përfaqësuesja e Presidencës.

Pas kësaj kërkese trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e Presidencës.

 


Video