Arrestohet Noizy në Lezhë!

7 August 2024, 00:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet Noizy në Lezhë!

Arrestohet Noizy së bashku me DJ e tij në Lezhë.

Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim reperin Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionalja e Tiranës.

Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë./VoxNews


Video