Grupi famëkeq "Albkings" është mbyllur dhe 8 persona kanë përfunduar në pranga, por një hulumtim i ri ka zbuluar se në të njëjtën platformë, Telegram, është hapur një grup tjetër.
Deri tani, grupi ka mbi 35 mijë anëtarë, kryesisht shqiptarë.
Sipas "Insajderit" në grup shpërndahet edhe materiale pornografike me fëmijë.
Në këtë grup ka qarkulluar edhe një video e një vajze nga Gjakova. Ish i dashuri i saj e kërcënonte dhe shantazhonte me video, dhe e ka publikuar në këtë grup. Prokuroria e Gjakovës, sipas mediave, e kishte neglizhuar këtë rast duke e lënë personin të lirë.
Pamjet e shpërndara brenda grupit janë tronditëse dhe shokuese, po ashtu edhe kërkesat që janë pjesë e këtij grupi, të cilët hapur kërkojnë materiale pornografike, në shumë raste edhe me fëmijë.
Anëtarët janë kryesisht nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.