Vetëm një ditë pasi shpallën në kërkim reperin Rigels Rrajku, të njohur si Noizy, Policia e Kosovës ka shpallur person në kërkim edhe Arkimed Lushajn, apo stresin.
Policia i kërkon ndihmë qytetarëve të japin informacion për vendndodhjen e Stresit, për të cilin thotë se akuzohet për "ndihmë" në "lëndim të rëndë trupor" lidhur me sherrin e ndodhur në një klub nate në Pejë.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 06 gusht 2024
Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore n? Pej?, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 n? Bajram Curr- Shqip?ri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
"Ndihma” n? kryerjen e veprës penale “L?ndim i r?nd? trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]