Alarm për bombë te hotel “PLAZA” në Tiranë, policia bllokon zonën!

30 May 2025, 20:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alarm për bombë te hotel “PLAZA” në Tiranë,
Hotel Plaza

Një alarm për bombë ka tronditur sot qendrën e Tiranës, ku policia ka reaguar me shpejtësi duke rrethuar hotelin “Plaza”.

Personeli dhe klientët janë evakuuar menjëherë, ndërsa njësitë antieksplozive po punojnë për të verifikuar dhe neutralizuar çdo kërcënim.

Policia ka krijuar perimetër sigurie dhe i ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën për të garantuar sigurinë.

Nuk dihen ende shkaqet e alarmit apo autorët e mundshëm, ndërsa hetimet vazhdojnë.


Video