Mbollën drogë në fshat, policia e Krujës arreston një prej autorëve

30 May 2025, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbollën drogë në fshat, policia e Krujës arreston një

Policia e Krujës ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve të mbjelljes së kanabisit të zbuluar në fshatin Rranxë.

"Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç", njofton policia.

Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 


Video