Bratislava ‘njihet’ me kulturën shqiptare/ Ambasada shqiptare në Sllovaki, aktivitet promovues për historinë e vendit 

30 May 2025, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bratislava ‘njihet’ me kulturën shqiptare/ Ambasada shqiptare
Foto ilustruese

“Mbrëmja e Kulturës Shqiptare” bëri bashkë ambasadorë, diplomatë, anëtarë të Parlamentit, veprimtarë të Federatës së Paqes dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Sllovaki. Aktiviteti u zhvillua nga ambasada shqiptare në Bratislavë në bashkëpunim me Federatën Universale të Paqes për Sllovakinë.

Në fjalën e mbajtur ambasadori Arten Hanku bëri një prezantim të përmbledhur të historisë së Shqipërisë, ecurisë së saj të integrimit në NATO dhe BE, vlerave të artit, kulturës, si dhe zhvillimit të turizmit shqiptar në vitet e fundit.

Bratislava ‘njihet’ me kulturën shqiptare/ Ambasada shqiptare

Për të pranishmit u shfaq dhe një kolazh me video përmes së cilës ata u njohën me historinë, bukuritë e vendit tonë, vlerat e folkut shqiptar, larminë e kostumeve, këngëve popullore të veriut, ato polifonike, si dhe mozaikun e valleve të trevave të ndryshme të Shqipërisë.

Bratislava ‘njihet’ me kulturën shqiptare/ Ambasada shqiptare

Programi ishte gërshetuar gjithashtu edhe me interpretimin profesionist të pjesëve shqiptare dhe atyre të huaja nga ana e violinistes shqiptare Eni Maqellari.

Më pas gjatë koktejit të pranishmit patën mundësinë të shijonin dhe specialitetet e kuzhinës shqiptare.

Bratislava ‘njihet’ me kulturën shqiptare/ Ambasada shqiptare

 



Video