Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin për pezullimin nga detyra të Ballukut nga GJKKO

12 December 2025, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin për pezullimin nga detyra
Edi Rama dhe Belinda Balluku

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO-së që pezulloi Belinda Ballukun nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

Trupa e gjyqtarëve të Kushtetueses u nda 5 me 3, ndërsa tashmë pritet të caktohet edhe relatori i çështjes dhe data kur do të shqyrtohet ankimi.

Më  20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.


Video