VIDEO+16/ PAMJE të RËNDA nga sherri i gjimnazistëve në Shkodër, njëri nxjerr th*kën dhe godet shokët!

12 Dhjetor 2025, 13:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet nga sherri i të miturve në Shkodër

Dalin pamjet nga sherri i të miturve në Shkodër i ndodhur ditën e sotme përpara portës së gjimnazit “Shejnaze Juka”.

Në pamje shihet se sherri është tejet masiv ku të përfshirë janë rreth 20 adoleshentë që konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte.

Në një moment, njëri prej adoleshentëve i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë disa prej personave të përfshirë në sherr.

Video e siguruar nga VoxNews:

Kamerat e sigurisë, që ndodhen në bizneset pranë, kanë filmuar gjithë skenën. Policia po i analizon pamjet dhe pritet të identifikojë dhe arrestojë autorët.

Në vendin e ngjarjes ka mbetur xhupi dhe kapelja e njërit prej të plagosurve. Në kapele shkruhet “Pain don’t hurt”, shprehje kjo që përdoret për të treguar trimëri e forcë.

Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarje të rëndë, që vjen direkt pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës.

Ngjarje të tilla kanë tronditur jo pak opinioni publik. Më 18 nëntor 2024 14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’.

I plagosur në këtë konflikt të nisur për motive banale, mbeti dhe shoku i tij.

Një tjetër rast është regjistruar në gusht të këtij viti në fshatin Pirg të Maliqit ku i vdekur mbeti 14-vjeçari Erald Xhejo pasi u qëllua me thikë.

Ndërkohë Erion Boba 15 vjeç vdiq disa ditë më parë pas një sherri të nisur nga rrjeti social në Tik Tok. Ai u godit me thikë në zemër nga një 14-vjeçar.


Video