Kush tentoi ta vrasë Joy-n? Policia ka të dyshuarin e parë, "shoferin" që i kërkonte marrëdhënie intime?

9 November 2022, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Kush tentoi ta vrasë Joy-n? Policia ka të dyshuarin e parë,
Joy, 22-vjeçarja keniane në reanimacion

Policia ka një të dyshuar se kush mund të fshihet pas ngjarjes së rëndë të orëve të para të 13 Gushtit në Tiranë, ku u dhunua barbarisht Joy, vajza 22-vjeçare nga Kenia, e cila punonte tek kazinoja e "Air Albania".

Nëna e saj para grupit hetimor ka dëshmuar se vajza i ka rrëfyer se në fillim të muajit gusht se po përndiqej nga një person, të cilin e njihte. Pikërisht ky njeri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dyshohet se mund të fshihet pas ngjarjes së rëndë.

Referuar deklaratës së të ëmës dhënë një ditë më parë në televizion, ajo ka treguar se ka qenë shoferi që e çonte në shtëpi, personi që e përndiqte.

"Incidenti i dytë ka lidhje me një shofer që e transportonte për në shtëpi, i cili e përndiqte nga pas dhe i kërkonte të kishin një raport së bashku" deklaroi mamaja er Joy-t një ditë më parë.

Vajza nga Kenia vijon të jetë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Ajo nuk mund të flasë, të kthejë kokën, të hajë vetë, të gëlltisë ushqimin ose të kryejë funksione thelbësore njerëzore për shkak të TBI (Dëmtimi traumatik i trurit). Familja dhe miqtë e saj po kërkojnë para që Joy, të shkojë jashtë vendit për t'u kuruar.

Policia dhe Prokuroria prej muajsh e kanë mbajtur këtë ngjarje të fshetë dhe vetëm ditën e sotme duke nisur hetimet.


Video