
Ditë e sotme para godinës së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit (SPAK), janë publikuar disa foto të makinës luksoze të spiunëve rus. Burime për VoxNews thanë se makina është gjendur para SPAK, pasi është vendosur heqja e sekuestros së automjetit.
Me datë 20 gusht, një prej rojeve në Uzinën Ushtarake të Gramshit vuri re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.
Të dy efektivët Albi Bici dhe Ardian Xhakak i kanë bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, 24-vjeçari i identifikuar si Mikhail Zorin ka tentuar të largohet, por 2 efektivët shqiptarë kanë bërë ndalimin i tij.
Në këtë moment 24-vjeçari është kundërpërgjigjur duke përdorur spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij dhe shokëve të tij. Personeli i Policisë Ushtarake njoftoi Policinë e Shtetit, e cila arrestoi edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina. Ende vazhdon gjyqi ndaj rusëve të arrestuar dhe nuk dihet vendimi që do merret.
Gjatë sezonit të verës qeveria shqiptare për të disatin vit radhazi ka hequr vizat për shtetasit Rus që duan të vizitojnë Shqipërinë për turizëm.
Kamuflimi si gazetarë, sportistë apo arkeologë të personave të ndryshëm është një metodë e vjetër e përdorur nga KBG ruse e trashëguar nga GRU në forma moderne. Tashmë GRU ruse, duket se nën petkun e blogerëve kamuflon oficerët e vet për qëllime spiunazhi.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme të makinës para SPAK: