Kthimi në burg i Alqi Bllakos/ Avokati: Gjykata ka kthyer fabulën popullore; hip se të vrava, zbrit se të vrava

9 November 2022, 13:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kthimi në burg i Alqi Bllakos/ Avokati: Gjykata ka kthyer fabulën
Avokat Sokol Haziraj

Pas vendimit të GJKKO për ritkhimin në qeli të Alqi Bllakos, ka folur për mediat avokati i tij Sokol Haziraj. 

"Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë.

Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore; hip se të vrara, dhe zbrit se të vrava.

Për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale. Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma.

Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik.

Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë".

Pyetje: A keni ju dijeni se klienti juaj mund të largohet?

Sokol Haziraj: Jo nuk kam dijeni. Në rastin konkret Alqi Bllako nuk është i zgjedhur është punonjës i administratës. 


Video