Kufoma iu gjet me mbathje të ulura/ Dënohet shqiptarja në Itali, vrau burrin që tentoi ta përdhunonte

17 March 2023, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kufoma iu gjet me mbathje të ulura/ Dënohet shqiptarja në Itali,

Gjykata italiane ka dënuar me 6 vjet burg një vajzë 27-vjeçare nga Ovada për vrasjen e 53-vjeçarit Massimo Garitta.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi më 1 janar 2019, kur trupi i burrit u gjet, pas një denoncimi nga një pasagjer treni, që kishte parë kufomën në një fushë pranë hekurudhës.

E reja me origjinë shqiptare, e cila në momentin e ngjarjes ishte 24 vjeçe, ka shpjeguar se burri kishte tentuar ta përdhunonte, duke i shkaktuar lëndime në këmbë. Në tentativë për të shpëtuar, gjithmonë sipas versionit të saj, ajo tregon se e përplasi Garittën me makinën e saj të vogël.

53-vjeçari u gjet në një fushë me xhup dhe mbathje të ulura. E reja shpjegoi se pasditen e 31 dhjetorit ishte takuar me Garittën në qytet dhe se me të kishte arritur në një zonë periferike.

Në atë moment supozohet se kishte nisur sulmi seksual, një tentativë përdhunimi e vërtetuar, ndër të tjera, nga dëmtimet në këmbë të gruas. Por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit shqyrtuan shkresat, dëgjuan disa ekspertë të cilët analizuan gjurmët e lëna nga makina dhe përmbysën rezultatin e gjykimit të shkallës së parë.

Për vendimin, mbrojtja ka shpallur ankimimin e çështjes, e dosja do të shkojë në Kasacion. 


Video