Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 40-vjeçari Arben Kanaçi, i aksidentuar më 11 Mars në qytetin e Beratit. Ai nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra duke ndërruar jetë pas disa ditësh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 11 Marsit në dalje të qytetit të Beratit. 40-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën, por një automjet tip kamionçinë e ka përplasur dhe e ka tërhequr zvarrë.
Drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit u largua bashkë me makinën nga vendi i ngjarjes duke e lënë Arben Kanaçin të plagosur në rrugë. Ai është parë nga këmbësorët të cilët kanë lajmëruar policinë e ambulancën që e kanë nisur me urgjencë drejt Tiranës, por fatkeqësisht nuk mundi dot të mbijetojë.