Arrestimet për lidhjet e paligjshme të energjisë, punonjësit e OSSHE në protestë

17 March 2023, 09:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestimet për lidhjet e paligjshme të energjisë, punonjësit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Krujë të rreth 70 punonjës të OSHEE-së kanë vendosur të pezullojnë punën për një periudhë kohe pa afat në shenjë proteste.

Rreth 70 punonjës te cilët mëngjesin e sotëm kanë vendosur të mos rifillojnë punën me pretendimin se kanë rënë pre e arrestimeve të policisë për të disatën herë pa të drejtë.

Konkretisht ditën e djeshme në fshatin Halil nga një aksion antidroge të ndërmarrë nga policia, është konstatuar një tunel i braktisur i ushtrisë kanë konstatuar fidanë kanabisi.

Për pasojë janë arrestuar, Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai.

Punonjësit e OSHEE të zonës u thirrën fillimisht nga ana e policisë për të gjetur lidhjen e energjisë elektrike të këtij tuneli. Nga OSHEE është konstatuar me vështirësi të madhe pasi kishte mbi një kilometër kabull të shtrirë nën tokë pranë një shtylle e cila ishte shpuar ne bazamentin e saj e cila vizualisht ishte e pamundur te identifikohej. Punonjësit e OSHEE kanë bërë kontroll të shtyllave në zonë dhe është konstatuar lidhja e jashtëligjshme e cila furnizonteë tunelin që shërbente si serë kanabisi. Por ata thonë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.

Si rrjedhojë, 8 punonjësit e OSHEE janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje për mënyrën sesi është bërë lidhja e tunelit.

Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin.


Video