Kreu i SPAK, Altin Dumani shkon me antiplumb tek gazeta “Koha Jonë”? Takon Nikoll Lesin

19 December 2023, 18:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i SPAK, Altin Dumani shkon me antiplumb tek gazeta “Koha
Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe analisti Lorenc Vangjeli

Sot, Altin Dumani, kreu i SPAK, ishte te redaksia e gazetës KOHA JONE, ku mori çmimin ”Njeriu i Vitit 2023″.

“Njeriu i Vitit” është çmimi më i lartë që kjo media jep, ndërkohë kujtojmë se këtë çmim e kanë fituar ndër vite, Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës, Armando Broja, futbollisti shqiptar që luan në Premier League angleze, Dritero Agolli, etj.

Sot Altin Dumani theksoi se ky çmim është i krejt trupës së SPAK, BKH,etj.

Botuesi dhe drejtori i “KOHA JONE”, Nikoll Lesi bashkë me ish-gazetarin e KJ, Lorenc Vangjeli, i treguan zotit Dumani historinë e gazetës me të madhe me anë të fotove që janë redaksinë e kësaj media.

Çdo gazetar që ka punuar në “KOHA JONE” ka një foto në redaksi.

Ajo që bie në sy gjatë vizitës së Dumanit në redaksinë e "Koha Jonë", është se kreu i SPAK duket se ka qenë i veshur me anti-plumb, çka dallohet edhe në foton më poshtë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani shkon me antiplumb tek gazeta “Koha

Kreu i SPAK, Altin Dumani shkon me antiplumb tek gazeta “Koha



Video