Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një numër i madh të burgosurish të konsideruar “VIP” janë transferuar në mënyrë të papritur nga burgu i Durrësit drejt IEVP në Fier.
Vendimi është marrë pas dyshimeve se në burgun e Durrësit ata merrnin trajtim në mënyrë të privilegjuar, duke u lejuar favore të ndryshme.
Mes emrave të njohur që janë transferuar për të vuajtur dënimin apo paraburgimin në Fier janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Oltion Bistri, Lefter Alla, Safet Gjici, Fran Tuci, Vangjush Dako, Fredi Beleri, Dedan Gjoni dhe Xhevahir Lita.
Kujtojmë se pas vrasjes në burgun e Peqinit, të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri kanë kaluar në siguri të lartë.