Përplasen dy motora në Lezhë, 3 të plagosur rëndë

19 December 2023, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen dy motora në Lezhë, 3 të plagosur rëndë
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Lezhë-Vau i Dejës.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy motora janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të fshatit Fishtë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Dy prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia thotë se po punon për zbadhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video