Një grua nga Korça ka bërë kallëzim në Policinë e qytetit juglindor se para 4 muajsh i kanë ngacmuar seksualisht djalin e saj 40-vjeç me aftësi ndryshe.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe." thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Blutë e Korçës deklarojnë se kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.