“I kërkonte foto nudo, vajza ra në koma nga depresioni”, rrëfehet xhaxhai i autorit të krimit në Klos

13 October 2022, 13:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“I kërkonte foto nudo, vajza ra në koma nga depresioni”,

Vëllai i Fiqiri Mjeshtrit, autori që vrau babë e bir më 12 tetor në Klos, ka deklaruar sot se kishin rreth një javë që donin të ulnin gjakrat e të gjenin një zgjidhje mbi konfliktit.

Sipas tij Kenado Shira e ka kërcënuar vazjën në rrjetet sociale me foto nudo. "U munduam për më tepër se një javë që ti ulnim baballarët e djemtë për të marrë vesh se përse e çuan vajzën e vëllait në depresion dhe për çfarë arsye Shira e ka kërcënuar.

Vajza ka shkuar në spital në gjendje kome. Vajzës i bëhej presion në rrjetet sociale nga Shira. E ka kërcënuar se do ta shkatërrojë duke i kërkuar foto," tha vëllai i autorit.

“Prej një jave jemi munduar të ulim prindërit dhe të zbusim gjërat. Jemi munduar që t’i bindem që të ulen ballallarët dhe çunat që të gjejmë në gjuhën e përbashkët se për ça e kaluan vajzën në depresion. Ai Shira, ai Kenado e kërcënoi vajzën në atë mënyrë sa përfundoi në spital në gjendje kome. Vajza nuk tregonte fare. I keni të dhënat te spitali.

Nuk tregonte dhe ishte e tmerruar se kush i bënte presion në rrjetet sociale. Ai Shira i bënte presion në rrjetet sociale. Hasula s’i bëri presion, kishte thjesht mesazhet dhe kishte kërkuar që të bënin lidhje. Ai ka shumë faj, por kërcënimet që i ka bërë vajzës, duke i kërkuar foto, pra më bëj një foto kështu, një ashtu, se i ka marrë adresën e telefonit dhe e kërcënonte vajzën dhe ajo përfundoi në depresion.

Ne shkuam për një marrëveshje. Ka ardhur djali i Shirës ka marrë kontakt me mua, me babin e Sarës, se donim të gjenim kompromisin dhe shkakun se pse e kaluan vajzën e vëllait në depresion", tha xhaxhai i vajzës.


Video