DETAJE/ Familja Mjeshtri dhe Shira e mbyllën bisedën para 3 ditësh, por Renato Hasula e ngacmoi sërish vajzën (Foto)

13 October 2022, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ Familja Mjeshtri dhe Shira e mbyllën bisedën para 3

Heshtja dhe zia ka përfshirë qytezën e Klosit, një ditë pas ekzekutimit të babë e bir Kenado e Liri Shira. Banorët shprehen të tronditur dhe rrëfejnë se dy familjet tashmë në hasmëri, kanë lidhje gjaku.

Në fshatin Fullqet, në banesën e familjes Shira, e cila ka hapur dyert e mortit pas vrasjes së djalit të vetëm 17-vjeçarit, Kenado Shira dhe babait të tij Liri Shira, një ditë më parë në qendër të Klosit nga Fiqiri Mjeshtri, ka pllakosur zia. E njëjta panoramë e trishtë paraqitet edhe në fshatin Dars, në banesën e Fiqiri Mjeshtrit, vend ku 39-vjeçari i dha fund jetës pak pas vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së Eglantin dhe Renado Hasulës.

Babai i adoleshentit, Liri Shira, kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Norvegjia në fshat, që të sqaronte problemin mes të rinjve, kjo pasi i ishte kërkuar nga babai i të miturës Fiqiri Mjeshtri që të vinte. 3 ditë para datës 12, familja Mjeshtri dhe Shira janë takuar dhe e kanë mbyllur bisedën mes tyre. Por Renato Hasula, kushëriri i 17-vjeçarit Kenado Shirës, ka ngacmuar sërish vajzën e mitur, që është bërë shkas më pas për tragjedinë me 3 të vdekur një ditë më parë.

Djali i mitur studionte në shkollë profesionale në Durrës, ndërsa banorët thanë se fiset Mjeshtri e Shira kishin lidhje gjaku ndërmjet tyre. Ndërkohë në vendin e masakrës, ku mbetën të vrarë babë e bir në qendër të Klosit, nuk ka mbetur asgjë përveçse një trëndafil, në kujtim të 17-vjeçarit të ndjerë.

Mësohet se dy të miturit, Kenado Shira dhe Renado Hasula, njiheshin me vajzën e Fiqiriut, 17 vjeçe. E mitura pretendon se përndiqej nga dy bashkëmoshatarët, kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Në korrik të këtij viti vajzës iu vodhën dy adresa në rrjetin social Instagram, fillimisht nga Kenado, i cili e shantazhonte dhe kërcënonte se do t'ia bënte publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në bisedat e rrjetit social.

Tre javë më parë është diskutuar dhe sqaruar mes familjeve kjo histori dhe konsiderohej e mbyllur. Pesë ditë para masakrës me tre viktima dhe dy të plagosur, Renato Hasula ka rinisur ta kërcënojë të miturën.

Si ndodhi tragjedia në Klos (12 tetor)

Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, shkaktuar një tragjedi në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.

39-vjeçari Fiqir Mjeshtri, qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.

Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë. Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit. Rreth orës 14:00, të ditës së sotme (12 tetor), tre vëllezërit Mjeshtri, dy anëtarët e familjes Shira dhe dy të familjes Hasula ishin ulur në kafe për tu sqaruar.

Duket se biseda ka degraduar në sharje e fyerje. Ata kanë dalë jashtë kafes, ku 39 vjeçari ka nxjerr pistoletën, duke shkaktuar dy viktima e dy të plagosur. Dy të plagosurit, Eglantin Hasula dhe i biri 17-vjecar Renato janë në spitalin e Traumës. 39-vjeçari është në gjendje të rëndë, ndërsa i biri jashtë rrezikut për jetën.



Video