Sherr mes emigrantësh në Itali, humb jetën 45-vjeçari shqiptar

13 October 2022, 09:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr mes emigrantësh në Itali, humb jetën 45-vjeçari

Një përleshje mes shtetasve të huaj përfundon në tragjedi. Një 45-vjeçar kosovar ka humbur jetën gjatë natës i plagosur me thikë në një përplasje të ndodhur në Itali.

Viktima humbi jetën pasi mori disa plagë me thikë në trup. Nga ngjarja raportohet se ka pasur dhe disa persona të plagosur. Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të ndodhur pak ditë më parë.

Disa dëshmitarë thanë se përpara përplasjes, një furgon nga i cili dolën një grup njerëzish, u përfshinë në një përleshje që çoi në një të vrarë.


Video