
Vëllai i autorit të masakrës, Besnik Mjeshtri ka zbuluar momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos. Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte jnuse për djalin, Kenado, po ky i fundit ka refuzuar pasi është shprehur se vajza, ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasulla.
“Po vrave kam për të të vrarë. Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka cuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali, nuk kisha syze të lexova mirë, kur nxori letra, vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’.
Filluan debate, dhe i tha shkurt, a do e marrë gocën apo ku e ke hallin, më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, mere gocën i pafsh hajrin’, tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasullës", ka rrëfyer Besniku.
Kenado Shira, 17-vjeçari i cili mbeti i vdekur një ditë më parë nga plumbat Fiqiri Mjeshtrit, ka qenë gjallë fillimisht, por është qëlluar më pas sërish me armë zjarri nga Fiqiriu, deri sa të nxirrte shpirt.
‘17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më.
Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai... Bërtisnin me të madhe!’, u shpreh Mjeshtri.