Koincidencë e frikshme/ Në 26 nëntor 2019, pas tërmetit në Shqipëri ra edhe tërmet në Bosnje

23 April 2022, 00:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Koincidencë e frikshme/ Në 26 nëntor 2019, pas tërmetit
Pamje nga termeti

Tërmeti i sotëm në Bosnje Hercegovinë, i cili u ndje edhe në Shqipëri, riktheu edhe njëherë panikun e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në vendin tonë, ku mbetën të vdekur 51 persona.

Në fakt, ka një koincidencë e frikshme në lidhje me tërmetin që goditi sot Bosnje Hercegovinën dhe atë që goditi më 26 nëntor 2019 Shqipërinë.

Pas tërmetit të fortë në Shqipëri në 2019, pas disa orësh, ashtu siç raportoi edhe Reuters, tërmeti goditi edhe Bosnjen.

Tërmeti asokohe në Bosnje ishte me magnitudë 5.4 dhe e kishte epiqendrën 75 km në jug të Sarajevës.

Në atë kohë nuk pati të plagosur dhe as dëme në ndërtesa.

Kurse në Shqipëri, në të njëjtën ditë, vetëm disa orë më përpara, u dëmtuan me dhjetra banesa dhe humbën jetën fatkeqësisht 51 persona.

Ky fenomen nuk shpjegohet shkencërisht dhe tërmetet nuk mund të parashikohen.

Mbetet thjesht një koiçidencë që dy tërmete goditën dy shtetet, në pak orë.

Koincidencë e frikshme/ Në 26 nëntor 2019, pas tërmetit
Lajmi për tërmetin e 26 Nëntorit 2019 në Bosnje

 



Video