Shkarkimi i djalit të Spartak Brahos si nënkryetar i Bashkisë Durrës, gjykata hedh poshtë vendimin

22 April 2022, 15:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkimi i djalit të Spartak Brahos si nënkryetar i Bashkisë
Në foto: Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe Arbër Braho

Gjykata Administrative Durrës ka hedhur poshtë vendimin e Kryetares së Bashkisë Emiriana Sako në lidhje me shkarkimin nga detyra të nënkryetarit Arbër Braho.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm. Arbër Braho mbante pozicionin e nënkryetarit të Bashkisë Durrës që prej vitit 2013.

Arbër Braho u largua nga posti i Nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit në nëntor të viti 2021. Menjëherë pas largimit, në statusin e tij në rrjete sociale, Arbër Braho, i cili është edhe djali i Spartak Brahos, e etiketonte Sakon si “vegël” të ish-kryetarit Vangjush Dako, duke aluduar se merrte direktiva prej tij.

Postimi i Arbër Brahos në rrjetet sociale:

Në një intervistë televizive, Braho i qëndroi këtyre pretendimeve dhe shtoi se çdo dy dit, Sako dhe Dako, takohen në një lokal të Durrësit ku merren indikacionet se di do të veprohet më tej.

Për Brahon krisja mes tij dhe kryetares së bashkisë, ka nisur ku kundërshtoi blerjen e një zjarrfikëseje, për të cilën tanimë ka nisur një hetim dhe SPAK e ka disa të arrestuar.


Video