Shoku e fshehu në bunkerin në Institut/ Ky është 36-vjeçari, vdiq nga mbidoza (Foto)

22 April 2022, 10:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoku e fshehu në bunkerin në Institut/ Ky është
VOXNews.al ka siguruar foton e 36-vjeçarit Ilir Marku

VOXNews.al ka siguruar foton e 36-vjeçarit Ilir Marku, i cili u gjet pa shenja jete brenda një bunkeri afër Universitetit të Bujqësorit në Institut. 36-vjeçari kishte humbur ndjenjat edhe disa herë të tjerë për shkak të mbidozës dhe është dërguar në spital, duke arritur të mbijetojë.

Ilir Marku ishte nën shoqërinë e mikut të tij, Mariglen Isufi, duke konsumuar lëndë narkotike në një lëndinë me bar pranë Universitetit Bujqësor më 17 prill. Marku ka humbur ndjenjat, shoku i tij i trembur e ka braktisur 36-vjeçarin dhe është larguar për në banesë.

Ditën tjetër Mariglen Isufi shkuar sërish tek vendi ku po konsumonte lëndë narkotike me shokun e tij dhe e ka gjetur të vdekur. 29-vjeçari e tërhoqi zvarrë trupin e pajetë të Ilir Markut për 10 apo 15 metra dhe e ka futur në brendësi të bunkerit, duke e mbuluar me kartonë.

Shoku e fshehu në bunkerin në Institut/ Ky është

Shoku e fshehu në bunkerin në Institut/ Ky është

 



Video