Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se ditën e sotme do të hapet kryqëzimi te ish-Sheshi “Shqiponja”.
Përmes një postimi ARRSH njofton se hapja do të bëhet në orën 19:30 duke shtuar se kjo hapje do të sjellë kompletim të planit të menaxhimit të trafikut.
“Sot në orën 19:30 do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve duke kompletuar kështu planin definitiv të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, thuhet në njoftim.