Pas disa ditësh të nxehta dhe me diell, moti do të marrë një kthesë të papritur për fundjavën në vendin tonë.
Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje do të jenë deri të dendura. Këto vranësira në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.
Ndërsa për ditën e Diel, sipas SHMU-së pritet kalimi i një sistetmi frontal mbi vendin tonë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Për shkak të masave ajrore më të freskëta dhe reshjeve të shiut për ditën e Diel parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.
Moti për ditën e shtunë:

Moti për ditën e diel:
