Kapet pas 22 vitesh 40-vjeçari shqiptar në Itali

13 July 2022, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet pas 22 vitesh 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga karabinierët italiane.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.

Shqiptari ishte në kërkim që prej vitit 2000, kur pas një grabitjeje në Shqipëri kishte vrarë një bashkëqytetar dhe më pas ishte zhdukur.

Që prej asoj kohë, ai ndodhesh në Itali ku dhe mbante një emër të rreme.

Ai është arrestuar pas hetimeve të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare, dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë për vuajtjen e dënimit.


Video