A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme. Mediat vendase raportojnë se viktima është shtetasi Olti Hysenaj me banim në Torino.
Ai ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit "Ford Fiesta" në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos. Ai është përplasur me dritën e rrugës dhe më pas në një pemë. Hysenaj ndodhej i vetëm në mjet në momentin e aksidentit.
Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët po hetojnë për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Në çdo rast, përfshirja e mjeteve të tjera përjashtohet.