Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.
Në komision, do të jenë të pranishëm edhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët e kundërshtojnë këtë marrëveshje.
Arkeologu Apollon Baçe u shpreh se Akademia e Shkencave, ka mësuar rreth kësaj marrëveshjeje përmes mediave.
Ai shtoi se shteti ndodhet në një gjendje të keqe financiare, teksa e krahasoi me ata që shesin xhevahiret e të parëve, për shkak të varfërisë.
“Akademia duhet të ishte një nga promotorët ku duhet të diskutohej kjo gjë, akademia e ka marrë vesh nga mediat diçka e tillë. Diktaturë e kam quajtur unë. Më teket të bëj një kullë të Veleira, e bëj. Më teket të bëj një kullë të lartë në Korçë, e bëj.
Është një thesar i kombit tone, kanë ngelur aq keq nga ana financiare, saqë e krahasoj me ato që xheshin xhevahiret e të parëve, ngaqë nuk ka. Gjendja te ne është më keq se në Sri Lanka. Megjithatë, ka një fund për çdo gjë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo”, theksoi Baçe.