
Një ngjarje e paprecedentë tronditi opinionin publik pak ditë më parë ku u raportua se Marjus Musaku kishte marrë peng një 30-vjeçare të quajtur Ersida Dyrmishi.
Kjo e fundit u gjet pas disa ditësh në një banesë në Durrës dhe akuzoi Musakun se e mbante peng dhe e abuzoi seksualisht.
Si ndodhi ngjarja:
Me datë 2 gusht u gjend Edlira Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve nga Durrësi, e cila ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe po kërkohej nga familjarët e saj. Sipas 30-vjeçares ishte marrë peng nga Marjus Musaku, nga Lushnja, i cili sipas saj e ka përdhunuar dhe kërcënuar me thikë.
Denoncimi në polici:
Pasi është gjetur nga policia, 30-vjeçarja ka deklaruar në polici se është mbajtur me forcë pa dëshirën e saj, në një banesë, në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Ajo ka deklaruar në polici, në prani dhe të bashkëshortit të saj, se është detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.
Dëshmia e Marjus Musakut:
Marjus Musaku, 32-vjeçari që akuzohet se rrëmbeu dhe mbajti peng një 30-vjeçare nga Durrësi, nuk e ka pranuar krimin.
Musaku ka deklaruar se nuk e ka marrë me forcë 30-vjeçaren, por se ajo ka shkuar vetë. Ai pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat.
‘Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njëri-tjetrin’, mësohet të ketë thënë Marjus Musaku.
Lënia në burg e Marjus Musakut:
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, është vendosur masa “Arrest me burg” për 32-vjeçarin Marjus Musaku, i cili akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Familjarët nxjerrin SMS-të e dashurisë mes Marjusit dhe Ersidës
Familjarët e Marjus Musakut kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale biseda mes tij dhe Ersida Dyrmishit duke pretenduar se ata ishin të lidhur prej disa muajsh dhe se prisnin që 30-vjeçarja të ndahej nga bashkëshorti për të jetuar bashkë.
Në njërën prej bisedave të shpërndara nga familjarët, pikërisht më datë 25 korrik, ditën kur u tha se ishte zhdukur, Dyrmishi i shkruan Musakut se po bëhej gati të shkonte te ai.
Pjesë nga bisedat mes Marjus Musakut dhe asaj që pretendohet të jetë Erisida:
Ersida: Hë zemra ime se e kisha në karikim, krej nga dhoma.
Marjus: Jeta ime ti, më co foto po të them
(Zhvillojnë, një bisedë telefonike me kamer)
Ersida: Shtrihu, mos rri ul. Të lutem se stë shoh dot ashtu.
Marjusi (zhvillohet një bisedë me kamera)
Ersida: E jotja jam
Marjusi: je e imja, e kujt je.
Ersida: E jotja aq
Marjus: Të ka prek ai ?
Ersida: Jo fare
Ersida: Si je? Jam te Kloe, te kopshti. Sa të vetët në shtëpi të mar, mirë shkoi operacioni?
Marjus: Zemër, stë ka marrë malli për mua? Fare?
Pjesë të tjera nga biseda:
Ersida: Më knaq pafund.
Marjusi: Edhe 70 vjeçe do kaljmë bashkë një pleqëri të lumtur, e një rini flakë, pjeshka ime.
Ersida: Nëse unë do vdes, biri a do më premtosh që do martohesh dhe do bësh një vajzë të bukur ti vendosësh emrin tim.
Marjus: hahahah ca vdekje thua me. Unë të kam ty.
Pjesë nga një tjetër bisedë:
Ersida: Është jashtë ai. Jam me kloen.
Marjus: Të dua, ti je e imja.
Ersida: Dhe unë ty birush.
Marjus: Ti je e imja, për jetë. Princesh, ti ke hyrë në zemrën time dhe celësin un ja kam hedh peshkaqenit.
Pjesë nga biseda të tjera:
Ersida: Do vish tek unë?
Marjus: Ti nuk më do, vetëm fjalë ke. Kështu me don? Ti më lëndon
Ersida: Unë po bëhem gati për tek ty. Nuk të lëndoj./VoxNews